Radhë të gjata edhe në hyrje të Kosovës, qindra automjete në Mërdarë

1 year ago 27
Reklamë

Emigrantët po përballen me pritje të gjata edhe për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova.

Qytetarët u ankuan në hyrje kanë pritur deri tri orë. Sipas tyre, e njëjta situatë është edhe në dalje të Kosovës deri në tri orë.

Qytetari i Kosovës që jeton në Gjermani, Florenti tregoi për KosovaPress se ka pritur me orë të tëra në hyrje të Kosovës.

Ai foli edhe për mundësitë e kthimit në vendlindje, por me një kusht.

“Kemi ardhur nga Gjermania, kolonë ka pasur në hyrje të Serbisë. Po ashtu gati 3 orë kemi pritur edhe në hyrje të Kosovës gati 3 orë. Shumë ka pasur kolonë… Po besoj që bëhet më mirë edhe në 30-40 vjet për me u kthyer me jetua në Kosovë… (Duhet me u rregullua) Mjekësia numër një, shkollimi numër dy këto dy sene”, theksoi ai.

Të njëjtën ankesë për kolonat gjatë rrugës për Kosovë e thotë edhe qytetari nga Gjermania, Arben Raçi

“Tri orë kemi pritur, e lodhshme shumë, ia vlen me pritë, por shumë… Po që pritëm tri orë, ndoshta me pritë 20 minuta mirë kish qenë, qe 24 orë rrugë jemi“, theksoi Raçi.

Po ashtu edhe bashkatdhetari Mehmet Krasniqi thotë se kolonat i kanë shkaktuar vështirësi, por shton se për Kosovën ia vlen gjithçka.

“Po shumë edhe plus shiu na ka mundu prej Gjermanisë deri në Serbi, por për Kosovën ia vlen gjithçka përndryshe kolonat e mëdha shumë”, tha Krasniqi.

Po ashtu edhe Lirigzon Cufaj thotë se ka pasur kolona të gjata, por kanë kaluar rrugës mirë.

“Mirë kemi kaluar, kemi ardhur nga Austria, boll ka pasur kolona po kemi kaluar mirë valla, për familje për gjithçka”, Cufaj.

Në ditët e fundit, mërgimtarët kanë pritur me orë të tëra në hyrje dhe dalje të Kosovës.

Top Channel

Read Entire Article