Radhë të gjata në Kapshticë; emigrantët kthehen në Greqi pas pushimeve

1 year ago 11
Reklamë

Mijëra qytetarë që zgjodhën të pushojnë në Shqipëri tashmë po largohen në vendin fqinjë pernes Kapshtices.

E shtuna  ka sjellë radhë të gjata në kufi. Emigrantët janë të detyruar të presin me orë deri në reduktimin e fluksit të madh të qytetarëve, fluks I cili është krijuar edhe për shkak se pala greke po punon me dy sportele.

Mësohet se autoritetet shqiptare i kanë kërkuar vendit fqinjë të shtojë sportelet dhe sipas të dhënave kjo kërkesë është pranuar.

Këtë të shtunë nga Kapshtica në drejtim të Greqisë kanë kaluar më shumë se 2700 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ndërsa në pikën e kalimit kufitar të Qafëthanës, situata paraqitet e qetë.

Read Entire Article