Radhë të gjitha në Merdarë, kolona e makinave deri në dy kilometra

1 year ago 15
Reklamë

Dhjetëra qytetarë po presin deri në pesë orë në pikë kalimin kufitar në Merdarë për të dalë nga Kosova, ndërsa kolona është mbi 2 kilometra.

Ndërsa për të hyrë pritjet janë vetëm tre deri pesë minuta.

Sipas Qendrës Kombëtare të Menaxhimit kufitar, kolona ka edhe në pikat kufitare Mutivodë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë.

Në Mutivodë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në një orë, ndërsa kolona arrin deri në 150 metra.

Tek Dheu i Bardhë qytetarët po presin deri në 50 minuta, derisa në Muçibabë raportohet për pritje deri në 25 minuta.

Top Channel

Read Entire Article