Radoiçiç godet me grusht ish-kryetarin e Mitrovicës së Veriut! Pamjet tregojnë momentin e sulmit

6 months ago 7
Reklamë

Ish-nënkryetari i Listës Serbe ka goditur me grusht ish-kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Aleksandar Spiriç.

Kjo gjë tregohet në një vidoe të siguruar nga RTK, në të cilën shihet momenti kur Spiriç bie në tokë, pas goditjes së fortë që merr nga drejtuesi i sulmit terrorist ndaj policisë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.

Ngjarja ka ndodhur në një hotel, që sipas mediave kosovare, rezulton se është pronë e Radoiçiç-it. Ndërkohë po këto media shkruajnë se nuk ka ende asnjë denoncim në polici për këtë veprim.

Ai është akuzuar se ka udhëhequr grupin e armatosur serb në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Nga ana tjetër Aleksandar Spiriç ka ushtruar detyrën e kryetarit të përkohshëm të Mitrovicës së Veriut nga viti 2020 deri në vitin 2023.

Radio Televizioni i Kosovës raporton se ka tentuar të kontaktojë me Spiriç, por ka qenë e pamundur.

Top Channel

Read Entire Article