Radoiçiq në arrati/ Kosova kërkon dorëzimin e tij, ndërkombëtarët heshtin – cilat janë planet e Serbisë?

2 hours ago 17

Kryekrimineli serb, Milan Radoiçiq vazhdon të jetë ende i lirë, ndonëse kanë kaluar më shumë se një vit që nga sulmi terrorist në Bansjkë.

Serbia po refuzon ta dorëzojë atë tek autoritetet e Kosovës, pasi dihet se Radoiçiq sulmin e ka organizuar në bashkëpunim me qeverinë e Beogradit, me Vuçiqin në krye.

Madje, fatkeqësisht nuk kemi parë ndonjë presion të theksuar të ndërkombëtarëve ndaj Serbisë për dorëzim të Radoiçiqit.

Mirëpo, nevoja për dorëzim të Milan Radoçiqit në Kosovë, ishte një nga temat që ka diskutuar ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të hënën në Prishtinë.

Gjatë këtij takimi, Kurti insistoi se Serbia duhet ta nënshkruajë Marrëveshjen e Ohrit, në mënyrë që të ecet përpara.

"Nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike është dëshmia e nevojshme e vullnetit të mirë dhe mirëbesimit nga ana e Serbisë për përmbushjen e shpejtë dhe respektimin e plotë të Marrëveshjes dhe Aneksit të zbatimit. Po ashtu, për ligjshmëri e drejtësi, paqe e siguri, nevojitet dorëzimi i kryeterroristit Milan Radoiçiq dhe grupit të tij paramilitar”, citohet Kurti në një komunikatë të qeverisë. Që Radoiçiq të ndiqet penalisht, e tha edhe zyrtari i lartë amerikan.

Por, sa ka gjasa që Radoiçiq të doëzohet në Kosovë, folën njohësit e çështjeve juridike për “Bota sot”.

Bajraktari: Nuk ka presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për Radoiçiqin

E për këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli avokati Ardian Bajraktari.

Image

Ardian Bajraktari

Si fillim, ai u shpreh se në kushte normale, do ishte i mundur gjykimi i kriminelit Radoiçiq në Kosovë, por duke parë raportet me Serbinë, gjërat janë ndryshe.

Lidhur me çështjen e Radoiçiqit, dhe mundësinë që i njëjti të gjykohet në Kosovë, në rrethana normale dhe kur vende respektive kanë bashkëpunim në fushën juridike ndërkombëtare, një gjë e tillë do ishte e mundshme, mirëpo siç dihet ky nuk është rasti”,

Gjithashtu, tha se një gjë e tillë është e mundshme, vetëm nëse bëhet presion më i madh ndaj Serbisë.

Por, duke parë që ka mungesë të presionit nga ana e ndërkombëtarëve, një gjë e tillë vështirë të ndodhë.

“Që Radoiçiqi të sillet në Kosovë për tu ballafaquar me akuzat për rastin e Banjskës, do të ishte e mundshme nëse do të kishte një kërkesë specifike dhe presion në rritje të faktorit ndërkombëtarë në drejtim të Serbisë e Vuçiqit specifikash, gjë e cila nuk po shihet.

Andaj, në mungesë të këtij presioni, që ai të sillet në Kosovë për ballafaqim me këto akuza në bindjen time është vështirë e mundshme”, përfundoi Ardian Bajraktari për “Bota sot”.

Kelmendi: Grupi terrorist i Radoiçiqit nuk do të dënohet kurrë në Serbi!

Kurse, njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi potencoi se ekzistojnë disa qëndrime sa i përket gjykimit të grupit terrorist të Radoiçiqit.

Image

Muhamet Kelmendi

Ai në prononcimin e tij për “Bota sot” [ërmendi tri qasje kryesore që po shfaqen për këtë çështje.

Në kuadër të shqyrtimit të grupit terrorist të Radoiçiqit ekzistojnë mendime dhe qëndrime të ndyshme.

Ato po shfaqen sipas pozitës dhe animit politik që kanë shtetet ndaj Serbisë dhe Republikës së Kosovës.

Kryesisht konsistojnë tri qëndrime.

1. Qëndrimi amerikano-evopian i shfaqur nga administrata e Presidentit Biden dhe nga politikanët e BE-së.

2. Qëndrimi i shtetit serb ku terroristin Radoiçiq e kanë vlerësuar si "hero" të shtetit serb për "çlirimin" e viseve të pushtuara serbe nga Kosova.

3. Qëndrimi i Kosovës ku kërkohet kapja dhe dorëzimi në Kosovë të terroristëve serbë të udhëhequr nga terroristi Radoiçiq”.

Por, pavarësisht faktit se Kosova është kompentente për të vendosur për grupin terrorist të Radoiçiqit, një gjë e tillë vështirë se mund të ndodhë.

Cila nga qëndrimet do të fitojë?

Natyrisht se Kosova është kompetente për të vendosur për grupin terrorist të Radoiçiqit. Këtë e tregon vendi ku është kryer krimi. Këtë e përcakton ligji dhe kjo kështu është kudo në vendet e ndryshme.

Mirëpo, në rastin konkrete as BE dhe as SHBA nuk po e mbrojnë këtë qëndrim ligjor. Po kërkojnë që shteti serb të merret me rastin e tillë.

Shikuar këtej nuk besohet se në gjendjen e tillë do të dorëzohet grupi terrorist i Radoiçiqit në Kosovë.

Kushti është pa vlerë politike!

Nuk dihet pse u paraqit nga z. Kurti? Kjo, sepse me këtë nuk është as BE dhe as SHBA”, vlerësoi profesori.

Në fund, shtoi se nuk ka forcë që mund ta detyroë dorëzimin e Radoiçiqit dhe grupit terrorist.

Derisa, tha se me qasjet e shtetit serb, kuptohet se nuk mund të pritet ndonjë dënim.

Juridikisht dorëzimi i grupit terrorist në Kosovë është i drejtë. Politikisht nuk po përkrahet.

Nuk ka forcë që ndikon në këtë qëndrim, përkatësisht që grupi terrorist të dorëzohet në Kosovë.

Po kërkohet shqyrtimi i këtij grupi në Serbi.

Ndoshta do të shqyrtohet?

Faktet flasin se as qëndrimi amerikan dhe as ai evropian nuk do të respektohen.

Serbia mbron çdo aksion anti- Republikës së Kosovës. Ky është qëndrimi i njohur serb. Këtë e ka pikësynim shteti serb. Për këta pushtetarë ultra nacionalist dhe serbomëdhenj “Kosova është Serbi”.

Me këtë as që pritet ndonjë dënim”, përmbylli Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

Read Entire Article