Radojçiç pranon autorësinë e sulmit terrorist

11 months ago 34
Reklamë
15:45 29/09/2023

Policia kontrollon pronat e tij. Sveçla: Është Eskobari i Ballkanit

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiç ka pranuar autorësinë e organizimit të sulmit terrorist ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë, ku mbeti i vrarë një efektiv dhe u plagosën 3 të tjerë. Përmes një letre të lexuar nga avokati i tij në Beograd këtë të premte, ai theksuar se ka qenë në Banjskë të dielën e shkuar dhe se ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike për sulmin.

Po në të njëjtën kohë Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pranuar se Radojçiç ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe.

Ndërkohë që policia e Kosovës që në orët e para të së premtes ndërmori një aksion për kontrollin e disa lokacioneve dhe pasurive të Radojçiçit në Kosovë, përfshi këtu edhe këtë vilë në liqenin e Ujmanit. Pamjet e bastisjes së kësaj vile i ka publikuar edhe ministri Xhelal Sveçla.

“Nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie”, por për një Pablo Escobar të rajonit. Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multimilionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë. Prandaj, është e domosdoshme që vatra e krimit e gjithë këtyre viteve në veri të vendit të hetohet së bashku me të gjithë asetet, aparaturën dhe lokacionet e grupit terrorist”.

Aksioni është zhvilluar edhe në banesën e tij si dhe në restorantin në veri të Mitrovicës e që besohet se është pronë e bashkëshortes së tij. Kontroll i është bërë edhe lavanderisë së spitalit në veri të Mitrovicës. Prokuroria ka njoftuar se gjatë kontrolleve ka sekuestruar prova materiale si anije, motorë dhe makina. Lista Serbe ka reaguar duke kritikuar EULEX-in për mosndërhyrje në aksionin e bastisjeve që ka zhvilluar policia.

Ndërsa në Banjskë të Zveçanit gjithçka është e qetë, policia dhe KFOR po kujdesen për sigurinë në këtë pjesë të vendit. Në gjithë fshatin dhe manastir ende gjenden gjurmët e sulmit të së dielës.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article