Rama mbërrin në Kosovë, takimi me Kurtin ende në pikëpyetje

1 year ago 33
Reklamë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Prishtinë, duke vijuar kështu turin e tij në Ballkan. Rama do të pritet në një takim zyrtar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Deri në këto momente nuk është konfirmuar ende takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Më herët Rama deklaroi se Kurti duhet të kujtojë traditën dhe të mos i mbyll derën mikut.

Nga ana tjetër, Rama thekson se ka dorëzuar mëngjesin e sotëm në Ministrinë e Jashtme të Kosovës marrëveshjet e firmosura nga kabineti i tij. Në këtë formë ai duket se përmbush detyrimet e parashtruara nga Kurti për të zhvilluar takimin.

Read Entire Article