Rama në Beograd: Dialogu rruga e vetme për të ecur përpara, rajoni do bashkëpunim dhe paqe

1 year ago 70
Reklamë

Dialogu është rruga e vetme për zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës. Kjo është deklarata e bërë nga kryeministri Rama, gjatë vizitës së tij në Beograd, ku u prit nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Rama u shpreh se dakordësimi në bazë të planit franko-gjerman nga Kosova dhe Serbia do të sillte bashkëpunim dhe paqe në rajon.

“Rruga e vetme, për të ecur përpara nuk është nxitja e tensioneve, por rruga e dialogut dhe arritja e dakordësinë mbi marrëveshjen që buron nga plani franko-gjerman.

Duhet hapura rruga e arsyes dhe pastaj të kalohet në procesin e dialogut. Ne jemi mësuar të kuptojmë se nuk mund të biem dakord me të gjithë, por të mos na pengojë të bëjmë më të mirat për rajonin tonë, për një proces bashkëpunimi dhe paqeje”.

Nga ana tjetër, presidenti Vuçiç theksoi se vendet dakordësohen që Procesi i Berlinit është rruga e duhur dhe se duhet të largohen nga trashëgimia e keqe politike.

Në të njëjtën kohë, Vuçiç bëri me dije se dy liderët folën edhe për situatën në veri të Kosovës, për të cilën kishin qasje të ndryshme.

Read Entire Article