Rama në konferencë me gazetarët bën bilancin e 2023: Viti më i mirë në të gjitha aspektet

10 months ago 5

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama e konsideron një vit të suksesshëm në të gjitha aspektet këtë vit që po lëmë pas. “Viti më i mirë në aspektin ekonomik. Duhet pasur parasysh paranteza me vitet e shkuara dhe jo në raport se sa duhet bërë edhe më shumë në raport me zhvillimin kombëtar dhe ekonominë familjare. Viti më i mirë në aspektin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë.

Faktikisht, ky vit do të mbyllet me një arritje ekonomike që e tejkalon ndjeshëm çdo parashikim të bërë qoftë nga qeveria shqiptare qoftë nga institucionet ndërkombëtare.

Turizmi është një nga kanalet më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik. Po ashtu ky vit ka pasur rënie të mëtejshme të papunësisë reale dhe sot jemi me një pamundësi që është më e ulëta e të gjitha viteve, pra 10.5% dhe synimi është vitin e ardhshëm të zbresim nën këtë shifër.  Investimet e huaja direkte kanë arritur në mbi 1 miliardë ose 60 euro mbi vitin e shkuar.

Paga minimale këtë vit u rrit në vlerën e 40 mijë lekëve që praktikisht përkon falë forcimit të monedhës vendase si asnjëherë më parë me 400 euro. Po ashtu kanë filluar të gjitha programet e mbështetjes dhe kompensimeve, qoftë për rritjen e kontributeve qoftë edhe për pensionet që kanë arritur një rritje me vlerë 9 për qind”, tha ai gjatë konferencës me gazetarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article