“Rama po përgatit atentatin më të rëndë në historinë e pluralizmit”, Berisha: Do t’i emërojë opozitës përfaqësuesin, të vendosur për…

11 months ago 52
Reklamë

TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri Edi Rama po përgatit atentatin më të rëndë në historinë 32-vjeçare të pluralizmit politik shqiptar.

Sipas tij, Rama po përgatitet të marrë përsipër përdorimin e votave për t’i emëruar opozitës përfaqësuesin e saj.

“Rezoluta e paraqitur me mocion për Kosovën me urdhër të Ramës e kanë hequr nga rendi i ditës, sepse i diskredituar ai nuk pranon të ketë një diskutim të hapur për situatën shqetësuese në Kosovë të krijuar nga Beogradi dhe padyshim Rusia.
Nga ana tjetër ka të dhëna se ai po përgatit atentatin më të rëndë në historinë 32-vjeçare të pluralizmit politik shqiptar. Po përgatitet të marrë përsipër përdorimin e votave për t’i emëruar opozitës përfaqësuesin e saj.
Opozita është e vendosur të qëndrojë në të drejtën e saj si opozitë dhe në mbrojtje të opozitarizmit. Në mbrojtje të votës të të gjithë atyre që votuan kundër kësaj qeverie. Në mbledhje u diskutuan dhe çështje të tjera. Ramë në ujdi për të gjitha qëndrimet dhe mund t’ju them se ishte një mbledhje shumë e frytshme”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article