“Rama po servir si opozitar pengun e tij Lul Brava”, Berisha: Analiza për 14 majit po ecën ngadalë, por bashkimi i deputetëve…

11 months ago 10
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot sërish kreun e maxhorancës Edi Rama se po kërkon t’i imponojë shoqërisë si drejtues opozite, Lulzim Bashën. 

Duke folur nga mbledhja e kryesisë së Rithemelimit, Berisha tha se “Edi Rama do të kontrollojë çdo gjë, të gjitha pushtetet në këtë vend. Ka krijuar atë që në gjuhën popullore quhet shpif-opozitë. Në gjuhën aktuale, fake-opozitë. Përdor një peng të shpërfytyruar nga çdo lloj integriteti moral, politik, njerëzor, të çfarëdollojshëm, që quhet Lul Brava. Dhe do t’ua servirë shqiptarëve këtë, si opozitarin e tij”.

Ish-kryeministri pranoi gjithashtu se analiza për humbjen e 14 majit në bazë është duke ecur me ritme të ngadalta. 

“Ne nisëm analizën në parti, ritmet e kësaj analize janë të ngadalta. Por analiza është e domosdoshme për të paraqitur para mbështetësve tanë tabllonë e vërtetë të farsës elektorale maj 2014. Jo rrallë dëgjon fjalët “ne i dime problemet”. Ne punojmë me durim dhe ata të cilët krejt të qartë nuk e kanë, edhe për ata që thonë “Edi Rama i vjedh por i fiton zgjedhjet”. Procesi i bashkimit nuk është i thjeshtë, nuk mund të ndodhë ndryshe veçse si një proces reflektimesh që kërkon maturimin e tij. E vërteta është që ky proces ka tronditur thellë Edi Ramën dhe e ka nxjerrë përsëri ashtu siç është, një armik i egër i opozitarizmit të vërtetë. Personalisht jam optimist për këtë proces”. 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article