“Rama relativizoi gjuhën, barazoi palët, Serbia është agresori”, Bumçi: I ka bërë një dëm të madh Kosovës, nuk është pro serb, por…

11 months ago 7
Reklamë

TIRANË

Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur për një seancë të posaçme plenare më 12 tetor për sulmin në veri të Kosovës, prej të cilit mbeti i vrarë nga grupe të armatosura serbësh polici Afrim Bunjaku.

Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi ka komentuar sot në studion e News24 situatën në Kosovë, sulmin terrorist, por edhe qëndrimet e Tiranës zyrtare si dhe planet serbe.

Bumçi tha se seanca për Kosovës është një lajm i mirë, teksa qëndrimin e Ramës e cilësoi të padenjë.

“Është një lajm shumë i mirë, që është ndryshe nga qëndrimet e deritanishme të z.Rama. Më vjen mirë që parlamenti shqiptar, të majtë e të djathtë dalin me një qëndrim të përbashkët për Kosovën. Kur arrin PE të dalë me një qëndrim nga Shqipëria qëndrimi i parë i z. Rama ishte një qëndrim i padenjë. Shqipëria në asnjë rast nuk mund të mbante një qëndrim të tillë. Nëse vende të NATO-s arrijnë të dënojnë sulmin, një akt terrorist, ku u vra një pjesëtar i forcave policore të Kosovës, iu dha mbështetje totale Policisë së Kosovës, autoritetit të saj, nga z. Rama ishte një qëndrim që nuk e gjen dot në asnjë vend tjetër. Rama nuk dënoi sulmin, nuk tha se ishte akt terrorist. Nuk mbështeti Policinë e Kosovës, nuk shprehu ngushëllime për polin e vrarë dhe menjëherë foli për një konferencë për Kosovën. Kujtoj reagimet nga SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, nuk erdhi ky reagim nga kryeministri shqiptar”, deklaroi Bumçi.

Ai theksoi më tej se “qëndrimi i tij që veriun duhet ta marrë KFOR-in pati një reagim nga vetë përfaqësuesit e KFOR-it dhe relativizimi i gjuhës nga ana e Ramës, i barazon palët”.

“Kemi një agresor që është Serbia, ka dhunuar territorin dhe nuk është hera e parë.
A mundet një plan i organizuar për Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën, i investuar, a mundet të futet në sirtar. Ata kanë investuar fort ta mbajnë Bosnjën pa një shtet funksional. Mali i Zi pa qeveri dhe në Kosovë me ngjarjen ku u plagosën anëtarë të KFOR-it, pengmarrja e tre policëve dhe tani një sulm. Armatimet që u gjetën për të treguar gjasme një kryengritje të serbëve të Kosovës. Pa dyshim Vuçiç nuk është tërhequr nga projekti i krijimit të botës serbe. Reagimi i z. Rama të lë pa fjalë”, tha ai.

Bumçi deklaroi më tej se qëndrimet e Ramës për Kosovën janë për të mbrojtur karrigen e tij.
“Mendoj që z. Rama i ka bërë një dëm shumë të madh Kosovës dhe këtë e ka bërë për të çimentuar regjimin autoritar në Shqipëri.
Ai nuk e bën se është pro serb, jo, e bën për karrigen e tij. Ka ndërtuar një diktaturë moderne dhe i janë mbyllur sytë”, tha Bumçi.

Ai tha ky është një moment aksioni për Kosovën për të bërë propozimet e saj në lidhje me Asociacionin dhe dialogun me Serbinë.

“Për Kosovën ky është një moment i mirë dhe nuk duhet të humbet. Asociacioni nuk mund të jetë ai që ka propozuar Serbia. Kosova duhet të kapë këtë moment dhe bashkë me partnerët të bëjë propozimin e saj. Ky është moment aksioni para zgjedhjeve në Amerikë. Zgjedhjet tërheqin vëmendjen dhe çështja mund të shkojë dhe dy vjet. Këta muaj janë shumë të rëndësishëm”, deklaroi Bumçi.

Ai komentoi dhe raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 14 majit, duke u ndalur te disa prej konkluzioneve.
“Për 10 vite PS ka akumuluar aq shumë pushtet sa nuk ka më ndarje pushtetesh. Kjo i dha një avantazh shumë të madh PS-së. Kush nuk ndajnë pushtetet, diktaturat. Konkretisht i referohet përdorimit të administratës publike. Në shkelje të kodit dhe interpretimet KQZ i gjen të gabuara. U morën veprime, iu dhanë 50 mijë lekë pensionistëve, pagesa të tjera.
Mbështetësit e opozitës u përballën me frikësim që synonte t’i pengonte ata të merrnin pjesë në fushatë. Pati shpërblime për njerëzit që të mos merrnin pjesë në zgjedhje, shumica nga PS dhe aleati i saj PSD. Në 30% të QV-ve të votuara pati votues që nuk votuan pasi nuk gjetën emrin”, tha Bumçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article