Rama: Serbisë ia kam thënë ‘troç’, koha të vendosë gurët tek e ardhmja Europiane

10 months ago 4

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një konferencë me gazetarët, ku u ndal te çështjet më të rëndësishme, siç ishte dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama ka thënë se ka bërë thirrje që Këshilli Europian të heqë të gjitha masat shtrënguese që u ndërmorën ndaj Kosovës.

“Rajoni e ka të nevojshme si dritën, ajrin, ujin për jetën që të dalë përfundimisht nga zona e dhimbshme e historisë dhe kam theksuar që është koha që Kosova të ndërtojë qasjen mbi themelin e ri që ka vënë me hapin shumë pozitiv që hodhi duke pranuar pas një humbje kohe të gjatë krijimin e asociacionit e komunave me shumicë serbe duke bërë që t’i hapë rrugë të gjithë përfitimeve që vijnë nga një marrëveshje përfundimtare”, ka thënë Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article