“Rama shkaktari kryesor pse Shqipërisë nuk iu hapën negociatat”, Berisha: Do të kërkoj heqjen e mandatit të tij për shkak të…

10 months ago 5

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Edi Rama është autori kryesor që Bashkimi Evropian nuk hapi negociatat me Shqipërinë.

“Po bën grusht shteti brenda shtetit duke marrë të gjitha kompetencat e Parlamentit. Fakt ky i denoncuar në mënyrë të përsëritur gjatë muajve të fundit dy herë nga Komisioni Evropian si një akt që nuk ndodh kund përveç se në Shqipëri. Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian refuzoi të hapë negociatave për kapitullin e parë, të japë dritën jeshile sepse Edi Rama në vend të dialogut të problematikave të mëdha ka zgjedhur puçin e shtetit brenda shtetit dhe përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e veta. Edi Rama ka bllokuar me çdo çmim dhe duke penalizuar çdo shqiptar që ka ëndërr Bashkimin Evropian, të komisioneve hetimore për vjedhjet skandaloze për djegësit, portin e Durrësit, sterilizimet. Partia Demokratike do të paraqesë kërkesën për dorëzimin e mandatit nga ky hajdut që nuk njeh ligj, moral dhe as Kushtetutë. Edi Rama është autor kryesor i bllokimit të hapjes së negociatave me Shqipërinë sepse Shqipëria është vendi i dhunimit të egër të të drejtave të lirisë së mediave dhe gazetarëve”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article