Rama shtrëngon duart me Kurtin, liderit e rajonit mblidhen në Slloveni

1 year ago 11
Reklamë

Liderët e rajonit dhe Bashkimit Evropian janë mbledhur në Slloveni në forumin strategjik dy ditor të Bledit.

I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, që bashkë me udhëheqës të tjerë të ballkanit dhe BE-së do të jetë pjesë e një paneli diskutimi mbi sigurinë botërore.

Samiti i Bled shërbeu për të “shkrirë akujt” edhe mes Edi Ramës e Albin Kurtit.

Dy kryeministrat shtrënguan duart në darkën e shtruar nga homologu slloven.

Marrëdhënia mes tyre u thye pasi Rama i propozoi gjermanisë dhe francës një plan zgjidhjeje për “asociacionin” pa e biseduar me parë me Kurtin.

Ky propozim u prit me kritika dhe u refuzua nga kryeministri i Kosovës.

Kjo çoi në anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive nga ana e Ramës dhe me pas Kurti iu përgjigj me të njëjtën monedhë. Ai nuk e priti në Prishtinë gjatë turit në Ballkan për procesin e Berlinit.

Në diskutimet me temë “solidaritet për sigurinë kombëtare” Rama dhe Kurti do të ndajnë të njëjtin panel, bashkë me homologët e tyre malazez, serb dhe maqedonas.

Read Entire Article