“Rama të ndërpriste udhëtimin në Amerikë ku bënte si gangster”, deputeti i PD: Serbia, një shtet i rrezikshëm që rrezikon gjithë shqiptarët

11 months ago 10
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

TIRANË

Deputeti i PD-së Tomor Alizoti ka folur në rubrikën “Opinion” në News24 dhe për zhvillimet në Kosovë dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama. Alizoti tha se ajo që ka ndodhur në Kosovë një ndër ngjarjet më të rënda pas luftës së Kosovës. Sipas tij në këtë situatë Kosova ishte e vetme dhe theksoi se Rama duhet të ndërpriste udhëtimin në Amerikë.

“Ishte një fat dhe aftësia e politikës dhe e policisë Kosovës që përfundoi në këtë dimension. Ishte e përgatitur që serbët të bënin një rezistencë për t’i treguar botës dhe vetes se serbët në Kosovë po vuajnë shtypjen e ushtruar aq më shumë nga qeveria Kurti.

Arritën bashkë me kryeministrin e Shqipërisë të etiketonin Kurtin si njeriun ekstremist, si njeriu që nuk pyet aleancën ndërkombëtare. Në këtë betejë të rëndësishme mori pjesë kryeministri i Shqipërisë dhe Serbisë. Të dy atakonin Kurtin”, tha Alizoi.

Sipas tij, Serbia është një shtet i rrezikshëm që rrezikon gjithë shqiptarët dhe çështjen shqiptare.

“Unë druaj që serbët do përpiqen, ata nuk do heqin dorë sepse është në psikozën e tyre, në formimin kulturor të tyre…Të shkojnë njerëz të një vend tjetër dhe të vriten, ata nuk ndryshojnë nga ISIS.

Kryeministri, qeveria shqiptare në këtë krizë madhore ishte inekzistent. Kosova ka qenë e vetme.

Duhet të ndërpriste udhëtimin ku ishte nëpër Amerikë që bënte si gangster në OKB, duhet të vinte të mbronte interesat. Të ishte dhe në varrimin e efektivit të policisë. Të mbante një qëndrim zyrtar. Sot reciton, bën teorira, sillet sikur të ishte kryeministër i një vendi të BE-së”, deklaroi Alizoti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article