Ramadan Krasniqi – Dani, pas 50 vjetësh në skenë, këndon për herë të parë për Prishtinën pas katër hiteve dedikuar Pejës

11 months ago 29

Ramadan Krasniqi – Dani, vazhdon të jetë një nga zërat më të dashur e më të pëlqyer të estradës.

Pas kaq shumë vjetësh me mijëra interpretime, disa dhjetëra albume dhe një numër të madh këngësh të suksesshme, ku nga ato, katër janë dedikuar vendlindjes së tij, Pejës – artisti i famshëm shqiptar Ramadan Krasniqi, i njohur si Dani, rithehet në skenë me një këngë dedikuar Prishtinës.

Kënga e re e titulluar “Prishtinë” e nxjerrë në treg nga Produksioni ‘Emra’, vjen si një dedikim i veçantë nga Dani, për kryeqytetin e Kosovës.

Foto: Screenshot/YouTube

Përveç kësaj, bëhet fjalë për një kompozim të realizuar në bashkëpunim me kompozitorin e njohur Afrim Macula, motivin e të cilit e ka përpiluar Valeriana Macula, ndërsa tekstin e ka shkruar Fatmir Muja.

Kënga trajton temën e dashurisë së humbur dhe më pas të rigjetur në Prishtinë, dhe vjen me një ritëm dhe melodi të përsosur, duke u kombinuar në mënyrë perfekte me zërin e Danit.

Përveç Pejës së tij, Dani rikthehet për t’i kënduar kryeqytetit, pas një kohe kaq të gjatë, të rrëmbejë edhe njëherë vëmendjen e adhuruesve të tij. /Telegrafi/

Read Entire Article