Raportime “kontradiktore” rreth asaj se çfarë ndodhi me helikopterin ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi

4 months ago 15
Reklamë

Mediat iraniane thonë se ekipet e shpëtimit janë nisur për në vendngjarje pas raportimeve se një helikopter në autokolonën me tre persona që mbante edhe presidentin Ebrahim Raisi kishte pasur një “ulje të vështirë” në Azerbajxhanin Lindor.

Megjithatë, siç vë në pah BBC, përcjell Telegrafi, ka raportime kontradiktore për atë që ka ndodhur, pa asnjë konfirmim zyrtar për incidentin ende.

Një media “gjysmë-zyrtare” iraniane e lajmeve, Tasneem, thotë se dy nga helikopterët arritën në destinacionin e tyre të sigurt.

Tasneem thotë se helikopteri tjetër mbante jo vetëm Raisin në bord, por edhe ministrin e jashtëm të Iranit.

Mediat iraniane thonë se ka mjegull në zonën ku raportohet se ka ndodhur ngjarja.

🚨 BREAKING: Iranian President Ebrahim Raisi has survived the helicopeter crash alongside everyone aboard, according to Iranian media.
This footage is reportedly from inside the helicopter one hour before it crashed.
Heavy fog caused the accident, according to the SNN News… pic.twitter.com/tAXmOUwNI8

— Sanam Jamali🇵🇰 (@sana_J2) May 19, 2024

Siç ishte raportuar më herët, presidenti Ebrahim Raisi po udhëtonte në provincën e Azerbajxhanit Lindor të Iranit në atë kohë.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA tha se ndodhi pranë qytetit Jolfa, rreth 375 milje (600 km) në veriperëndim të kryeqytetit Teheran.

Raportohet se ai po udhëtonte me ministrin e jashtëm Hossein Amirabdollahian, guvernatorin e provincës së Azerbajxhanit Lindor dhe zyrtarë të tjerë.

Megjithatë, ministri i Brendshëm iranian Ahmed Vahidi nuk konfirmoi nëse Raisi ishte në bordin e helikopterit të përfshirë, duke thënë se ai po udhëtonte në një kolonë helikopterësh.

Raisi kishte qenë në Azerbajxhan për inaugurimin e një dige me presidentin e vendit, Ilham Aliyev. /Telegrafi/

Read Entire Article