Raportohet për “disa të vdekur” pas të shtënave në dy vende nga i njëjti i dyshuar në Roterdam

11 months ago 11
Reklamë

Policia në Roterdam tha të enjten se një numër i paspecifikuar njerëzish ishin vrarë në dy incidente me të shtëna në qytet, një prej të cilave në Qendrën Mjekësore Erasmus të qytetit.

“Dy incidentet e të shtënave në Roterdam kanë rezultuar me viktima. Fillimisht do të informojmë familjen dhe të afërmit dhe do të shpjegojmë më vonë”, ka thënë policia e qytetit në një deklaratë në rrjetet sociale, përcjell Telegrafi.

Ky reagim i policisë vjen pas raportimeve se dy persona u plagosën në Holandë pasi një burrë me veshje ushtarake hapi zjarr në një shtëpi dhe një spital në Roterdam, tha policia.

https://x.com/POL_Rotterdam/status/1707417479956353362?s=20

Policia e Roterdamit tha në X, i njohur më parë si Twitter, rreth orës 16:30 me orën lokale se një burrë, 32 vjeç, ishte arrestuar.

#Rotterdam #ErasmusMC #Schietpartij Beelden van binnen in het EMC pic.twitter.com/IGPxYN2Jy4

— Dylano van Klaveren (@DylanOwner1) September 28, 2023

“Roli i tij i mundshëm dhe përfshirja në incidentet e të shtënave është duke u hetuar”. /Telegrafi/

Read Entire Article