Reagime për kërcënimet serbe/ Shkupi dhe Podgorica: Deklaratat nga Beogradi, janë të papranueshme  

1 year ago 26
Reklamë

Deklaratat kërcënuese të ministrit serb të Mbrojtjes Millosh Vucevic i cili u shpreh se vendet e rajonit që kanë njohur Kosovën kanë bërë një gabim që do t’iu bjerë kokës, pasi kanë njohur Kosovën, kanë ngjallur reagime.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka thënë se refuzon kërcënimet e Serbisë me hakmarrje ndaj vendit të tij.

BUJAR OSMANI

MINISTR I JASHTEM I RMV

 “Maqedonia e Veriut refuzon ndërhyrjen dhe vërejtjet e papërshtatshme nga zyrtarët fqinjë. Ne qëndrojmë për stabilitet dhe bashkëpunim rajonal, duke përfshirë Serbinë dhe Kosovën. Në pritje të sqarimit nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë”

Po ashtu edhe president i Malit të zi i zgjedhur së fundmi reagoi një ditë më parë ndaj kërcënimeve të Vucevic. Ai theksoi se përpjekjet për  të ndërhyrë në qeverisë e Malit të Zi janë të papranueshme.

JAKOV MILATOVIÇ

PRESIDENT I MALIT TE ZI

“Si President i Malit të Zi, e konsideroj të papranueshme çdo përpjekje për të ndërhyrë drejtpërdrejt apo tërthorazi me aktorë të huaj, nga rajoni apo pjesa tjetër e botës, në krijimin e Qeverisë në Mal të Zi.”

Deklaratat kërcënuese të ministrit serb, edhe kryeministri Rama i cilësioi të patanueshme dhe shumë të rrezikshme.

Read Entire Article