Reagimi interesant i Lionel Messit pasi një fans tentoi t’i dhuronte fanellën e Cristiano Ronaldos

1 year ago 31

Lionel Messi pati një reagim interesant kur një fans i ri në moshë, u përpoq t’i jepte një fanellë të Cristiano Ronaldos.

Messi dhe Ronaldo kanë ndarë skenën botërore për më shumë se 15 vjet, duke fituar gjithsej 12 çmime të Topit të Artë mes vete. Është një rivalitet me rrënjë në Spanjë, kur dyshja luanin për Barcelonën dhe Real Madridin respektivisht.

Messi tani ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku luan për Inter Miamin, pas një aventure jo të suksesshme me PSG-në.

Ronaldo, ndërkohë, aktualisht luan në Arabinë Saudite për Al Nassr, ku ai është në krye të listës së top golashënuesve më të mirë këtë edicion, pasi shënoi një dygolësh mbresëlënës ndeshjen e fundit.

Por pavarësisht se kanë luajtur në kontinente të ndryshme, tifozët kanë vazhduar të debatojnë se kush është më i mirë, me një fans që doli me fanellën e Ronaldos para fytyrës së Messit, duke shkaktuar një reagim mjaft interesant nga 36-vjeçari.

Messi refuses to sign a Ronaldo shirt 😳pic.twitter.com/7mHNjDVpHF

— fan (@NoodleHairCR7) October 29, 2023

Messi u shfaq ‘i shokuar’ kur pa fanellën e Ronaldos, përpara se të ngulte sytë në fansin që po e mbante atë.

Argjentinasi është favorit për të fituar Topin e tij të tetë të Artë të hënën, pasi udhëhoqi vendin e tij drejt lavdisë në Kupën e Botës në Katar./Telegrafi/

Read Entire Article