Reali “presion” Barcelonës, madrilenet mundin Vilarrealin përmes me supergolat e Valverde e Vinicius

1 week ago 29

Në pritje të rezultatit që do të prodhojë ndeshja Alaves-Barcelona, kreu i la ligës është një çështje dyshe që ndahet mes Real Madrid dhe skuadrës katalanase. Skuadra e Ancelotit mundi një nga ekipet me formën më të mirë të momentit në Spanjë, Villarrealin.

Suksesi 2 me 0 në Bernabeu u vendos nga dy supergola në fakt, ai i Valverdes dhe i Vinisius Junior. Zhbllokimi i rezultatit nga madrilenët erdhi përmes gjuajtjes nga distance të mesfushorit uruguaian në minutën e  14.

Një gol i bukur që Valverde ia dedikoi idhullit të tij, Toni Kros që ndodhej në stadiumin Bernabeu si ishi tashmë i Realit pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur pak muaj më parë. Pak çaste më vonë nëndetësja e verdhë frikësoi Realin pas një shtylle të goditur nga Pepe..në krahun tjetër ishte Belingham i pafat pasi gjuajtja e tij në minutën e 37 shkoi gjithashtu në shtyllë.

Villarreal u përpoq të qëndronte në lojë në Bernabeu edhe në pjesën e dytë, por Baena në tentativën e tij nuk ishte konkret. E për të vulosur suksesin madrilenë në kryeqytet, mendoi Vinisus Junior.

Gol spektakolar nga distanca i brazilianit dhe stadiumi nisi të thërrasë në kor emrin e tij si fitues të topit të artë, vendim që do të shpallet në fakt në 28 tetor në Paris.

Los Blankos lanë pas humbjen shokuese të Champions ndaj Lile dhe kanë 21 pikë në renditje. Ndërsa Villarreal mbetet i treti me 17 pikë, por në pritje të Atletiko Madrid që mund ta parakalojë nëse fiton ndaj Sosiedad sonte në transfertë./vizionplus.tv

Read Entire Article