“Realiteti nuk më lumturon. Nuk do kisha dashur që vajza të rritej me prindër të ndarë”, Elia Zaharia reagon për ndarjen nga Princ Leka

8 months ago 22
Reklamë
21:11 15/01/2024

Princi Leka II dhe Elia Zaharia njoftuan këtë të hënë zyrtarisht divorcin, pas 8 vitesh martesë (Lexo më shumë). Të dy e dhanë lajmin nëpër rrjetet sociale.

Në një reagim publik, aktorja Zaharia tha se ky realitet nuk e lumturon, pasi beson te vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë dhe se kurrsesi nuk do kishte dashur që vajza e saj të rritej me prindër të ndarë. Por siç shprehet, ndonjëherë ndarja ‘qenka e vetme rrugëzgjidhje’.

“Miq dhe dashamirës. Më duhet t’ju komunikoj që sot filluam procedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkërisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit! Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje! Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur! Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë! Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!”, shprehet ajo në reagimi e saj.


Princ Leka dhe Elia Zaharia janë prindër të një vajze 4-vjeçare, Princesha Geraldinë. Ata u kurorëzuan në martesë në vitin 2016.

Kohët e fundit ishte përfolur për një ndarje të mundshme mes tyre për shkak se nuk ishin shfaqur më bashkë në foto apo evente publike. Zëra ka pasur po ashtu se Princ Leka është në një histori të re dashurie./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article