Reforma Zgjedhore, reagon Kulluri: Pakt i bërë nga Berisha dhe Rama, prej tyre vuan sot vendi

9 months ago 16

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri, thotë se pas çdo akuze të Sali Berishës ndaj Partisë Demokratike fshihet një Pazar.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se vendi jonë sot po vuan nga “pakti Berisha-Rama i vitit 2008”. Për Kullurin, sot Berisha dhe Rama duan ta ruajnë atë pakt, prandaj po bëjnë gjithçka kundër Reformës Zgjedhore.

Reagimi i plotë:

Siç u faktua këto dy vite, pas çdo akuze të Sali Berishës ndaj Partise Demokratike fshihet një pazar, herë tendera e leje ndërtimi e herë pazar politik për të bllokuar reformimin e sistemit politik.

E verteta e madhe eshte se Shqipëria sot po vuan nga pakti Berisha-Rama i vitit 2008. Ai pakt e bëri kryeministrin fuqiplotë dhe u hoqi pushtetin qytetareve c’ka reflektohet nga ulja e pjesemarrjes ne zgjedhje nga viti ne vit. Sot Berisha dhe Rama duan ta ruajnë atë pakt, prandaj po bejne gjithçka kunder reformes zgjedhore.

Tashme eshte e qarte se lufta dyvjeçare e Sali Berishës kishte si synim të vetëm për  ta shndërruar PD-në në mburojë te interesave te tij dhe familjes, përballë izolimit ndërkombëtar, sanksionimit non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, përballë akuzave për korrupsion nga SPAK.

Pasi deshtoi, ka nisur serish batarene e sulmeve nga ballkoni për të penguar reformen zgjedhore me ane te eunukeve te tij në parlament.

Sali Berisha duhet të tregoje para shqiptareve te verteten nese eshte per:

1- Lista të hapura te deputeteve apo jo?

2- Shqipëria një zonë zgjedhore apo jo?

3- Votim dhe numerim elektronik apo jo?

4- Voten e Diaspores apo jo?

Pse nuk flet sot se çfare reforme zgjedhore kerkon por sulmon verbalisht dhe fizikisht kedo qe i tregon vendin se ku duhet te rrije, pikerisht ne arkivat e Partise Demokratike?

Ai sot duhet t’u tregoje shqiptareve se çfare marrëveshje ka bere per here te dyte pas 16 vitesh me Edi Ramen? Per çfare sistemi i ka ofruar votat e deputeteve te tij “partizane te dalluar” ne parlament për ti siguruar Rames 84 vota, duke deshtuar Komisionin e Reformës Zgjedhore?

Aleanca e kullave nuk e mban dot më peng as Shqipërinë e as PD permes gjuhes arkaike te urrejtjes dhe shantazhit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article