Rënia e Euros/ Sejdarasi: Ndikoi faktori i tregut dhe ai psikologjik. Eksperti i ekonomisë: Shqipëria ka një treg valutor të cekët

1 year ago 46
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Në studion e emisionit “Open”News24, u diskutua për rënien e vlerës së monedhës së Euros dhe faktorët ndikues.

Sipas ekspertit të ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, janë dy faktorë që kanë ndikuar në rënien e vlerës së Euros, ai i tregut dhe ai psikologjik. Sipas analizës së tij, në tregun shqiptar ka pasur mungesë të monedhës vendase (Lekut) dhe për këtë arsye është ulur vlera e monedhës Euro.

“Një faktor është ai i tregut dhe ai psikologjik. Po e them me fjalë të thjeshta, kur mungon një produkt në treg, çmimi rritet dhe kur është me tepricë është e kundërta. Në Shqipëri ka munguar monedha e Lekut, edhe pse duket e çuditshme. Ky është leku që mbledh qeveria nga taksat e shqiptarëve. Pra ka munguar Leku.

Fenomeni i kundërt ndodh me Euron, kemi një sasi të jashtëzakonshme të monedhës në treg. Dihen periudhat që kemi luhatje të vlerës së kësaj monedhe. Debatoi është kush e sjell euron? Kush e pastron euron në treg. Po të shihni fazat e rritjes së monedhës, ka qenë kur nis lëvizja mbrapsht e emigrantëve. Ka dy faktor, kthimi i emigrantëve dhe ndërhyrja e bankave për të mbledhur sasinë e parave për klientët e tyre. Bankat që nuk i kishin këto, ishin të detyruara të mblidhnin euro”, u shpreh Sejdarasi.

Ndërsa pedagogu dhe eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa tha se Shqipëria ka një treg valutor të cekët, teksa rreshtoi faktorë të tjerë ndikues. Sipas tij, kanë ndikuar transaksionet në monedhën euro, si dhe blerjet e shtëpive apo automjeteve, po në monedhën euro.

“Shqipëria ka një treg valutor të cekët. Problemi tjetër është se po ndodh një ndryshim strukturor mes euros dhe tregut derivat. Gjykoj se në këtë strukturë të re monetare, ku pjesë janë edhe faktorë të tjerë si segmente të tregut që nuk zhvillohen në euro dhe jo me lekë. Si p.sh. Si blerja e një shtëpie, makinë etj. Këto transaksione, janë të regjistruara, por edhe jo. Ka një rritje të fortë të të ardhurave nga turizmi. Po ashtu kemi një rritje të të ardhurave nga remitancat. Do të na duhet të shohim nëse kjo do jetë periudhë afatgjatë apo afatshkurtër”, u shpreh Xhepa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article