Republikanët bllokojnë financimin e luftës

10 months ago 6
12:24 07/12/2023

Paketa përfshin mbështetje për Ukrainën dhe Izraelin

Republikanët në Senatin amerikan bllokuan miratimin e ndihmës për Ukrainën pasi nuk arritën të sigurojnë një kompromis për çështjen e kufirit SHBA-Meksikë.

Paketa prej 110 miliardë dollarësh përfshinte 61 miliardë dollarë për Ukrainën, si dhe fonde për Izraelin dhe ndihma për Gazën.

Republikanët po këmbëngulin që çdo ndihmë për Ukrainën të lidhet me reformat gjithëpërfshirëse të emigracionit dhe azilit në SHBA.

Senatorët votuan 51 pro dhe  49 kundër projektligjit që kërkonte të paktën 60 vota për të kaluar. 

Ky rezultat votimi ngjall pasiguri për të ardhmen e ndihmës për Ukrainën dhe i kthen ligjvënësit përsëri në tryezën e negociatave vetëm pak ditë para se Kongresi të nisë pushimet dimërore.

Çdo senator republikan votoi kundër masës, së bashku me senatorin e pavarur Bernie Sanders, i cili më herët gjatë ditës kishte shprehur rezerva kryesisht për mbështetjen e luftës së Izraelit.

“Unë nuk besoj se duhet të japim mbi 10 miliardë dollarë që qeveria ekstremiste e djathtë e Netanyahu të vazhdojë qasjen e saj aktuale ushtarake,” tha Sanders, duke iu referuar ofensivës së përgjakshme të Izraelit.

Sanders, i cili është një kritik prej kohësh i zotit Netanyahu u shpreh se fondi për Izraelin është e pamoralshme dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Një ditë më parë, presidenti i SHBA Joe Biden tha se ishte i gatshëm të bënte kompromise të rëndësishme për kufirin në mënyrë që të miratohej projektligji i ndihmës për Ukrainën, ndërsa paralajmëroi se një fitore e Rusisë do ta nxisë Moskën të sulmojë aleatët e NATO-s.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article