Reuters: Kosova ‘pushtohet’ nga monedhat false

11 months ago 17
Reklamë
10:33 24/09/2023

Agjencitë ligj-zbatuese kanë vënë re një rritje të numrit të monedhave false 2 Euroshe

Në një kafene në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, stafi ka hequr dorë nga kontrolli nëse monedhat 2 Euro që klientët  përdorin për të paguar janë origjinale ose jo, pasi një përqindje kaq e lartë e tyre janë false.

Cilësia e falsifikimit të monedhave është aq e lartë sa është pothuajse e pamundur të dallohet.

Në fillim të gjithë ishin të shqetësuar për këtë, duke u frikësuar të shihnin nëse monedhat dy Euro ishin false apo jo. Kishte shumë klientë që nuk do t’i pranonin nëse do t’i jepnim paratë false. Tani nuk është më asgjë interesante. Është e njëjta gjë dhe është një lloj rutinë. Ne marrim para false, japim para false. Tani është e gjitha njësoj.”

Ky kamarier dhe kolegët e tij i mbanin monedhat pranë dritës për t’i ekzaminuar ose i ulnin në një tavolinë për të parë se si tingëllonin për të kuptuar nëse janë false ose jo  por tani ata kanë hequr dorë.

Edhe Sokol Havolli, pronar i një parkingu në kryeqytet thotë se numri i lartë i monedhave false është një problem i madh. Ai thotë se mori aq shumë monedha 2 Euroshe në ditë, sa që refuzoi ta pranonte fare atë. Sokolit i janë dhuruar makineri të mëdha nga bankat, për të identifikuar monedhat false.

“Ne merrnin një numër të konsiderueshëm të monedhave  false nga klientët tanë gjatë ditës dhe vlera e së cilës shkonte në rreth 100-150 Euro në ditë,ndërsa në vit kjo kapte vlerën e 50,000 Euro. Pra  kjo ishte  një humbje e  konsiderueshme për kompaninë. Por kjo situatë  prekte edhe integritetin e punonjësve tanë sepse kishte raste që ata mereshin nga policia, ndërkohë që ata nuk ishin fajtorë për marrjen e këtyre parave. Kështu na u desh të ndërhynim në Dhjetor të vitit të kaluar për të ndaluar plotësisht pranimin e monedhës dy Euro në kompaninë tonë”.

Në laboratorin e mjekësisë ligjore të policisë së Prishtinës, stafi ekzaminoi më shumë se 30,000 monedha të falsifikuara 2 Euro në gjysmën e parë të këtij viti, krahasuar me 4,451 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sa i përket llojeve të monedhave false, mund të them se ne shohim cilësi shumë të dobët që do të thotë gdhendje e dobët, ose metodën e stampimit, por shohim edhe disa monedha false shumë cilësore. Sigurisht, për departamentin tonë, nuk është e vështirë të kontrollosh origjinalitetin e një monedhe.”

Numri i monedhave false 2 Euro në qarkullim ka shënuar një rritje masive këtë vit, sipas agjencive ligjzbatuese.

Megjithëse, Kosova nuk është pjesë e Eurozonës ky vend përdor Euron si monedhë të saj. Policia në Kosovë bën me dije se vitin e kaluar ka patur 804 raste në lidhje me falsifikimin e parave ndërsa këtë vit 486 raste.

Në Prill të këtij viti uniformat blu arrestuan një burrë dhe një grua të cilët sillnin 10,600 monedha false në Kosovë nga Maqedonia e Veriut.

Klan News


Read Entire Article