Rexhepi flet pas humbjes nga Ballkani: Feronikeli ’74 nuk e ka luksin të humbas penallti

1 year ago 44

Feronikeli ’74 ka pësuar humbje para adhuruesve të vet, teksa është mposhtur nga Ballkani me rezultat 0-3.

Vendasit bënë një paraqitje të mirë në pjesën e parë, por edhe në të dytën kishin mundësi të barazonin rezultatin, por Fiton Hajdari gaboi nga pika e bardhë.

Trajneri i Feronikelit ’74, Xhengis Rexhepi ka thënë pas ndeshjes se ka qenë një ndeshje e vështirë, por që nuk kanë luksin të humbasin penallti.

“U përgatitëm në mënyrën më të mirë të mundshme ndaj skuadrës më të mirë në Superligë. Edhe nga UEFA ka pozitë të mirë. Ndaj Ballkanit është vështirë të luash”.

“Në pjesën e parë ishim në nivelin e duhur në fazën defensive. U munduam të bënim diçka në kundërzbritje. Në pjesën e dytë filluam në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Kishim penallti dhe nuk e kemi luksin të humbim penallti. Ballkanit është vështirë t’i shënosh gol në lojë të rregullt. Pranuam gola të lehtë, kemi mundur të mos i pranonim ato gola”.

“Djemtë dhanë maksimumin. I përgëzoj për kualitetin dhe karakterin. Unë jam fajtor për humbjen. U munduam të bënim diçka më tepër, por ndaj Ballkanit është e vështirë të bësh diçka më shumë”, tha Rexhepi. /Telegrafi/

Read Entire Article