Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, KQZ: Do të presim vendimin e Gjykatës Supreme

1 month ago 26

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, KQZ, ka deklaruar se para shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, po pret vendimmarrjen nga Gjykata Supreme, lidhur me ankesën e paraqitur në këtë institucion nga një subjekt politik i certifikuar.

Pas ndjekjes së këtyre hapave ligjor, KQZ  mund t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“KQZ është duke pritur vendimmarrjen nga Gjykata Supreme për një ankesë. Për të ardhur deri te shpallja e rezultatit përfundimtar te subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke ndjekur hapat e paraparë me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe aktet nënligjore”, thonë burimet zyrtare nga KQZ.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosje ka dalë e para, e dyta PDK, LDK e treta dhe AAK-Nimsa e katërta. Komisioni qendror i zgjedhjeve njoftoi më herët se ka përfunduar edhe rinumuërimi i fletvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë, pas kërkesës së Vetëvendosjes.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article