Rihanna është miliardere por performoi në dasmën e djalit të njeriut më të pasur në Indi – mësohet shuma e parave që mori për këtë koncert

7 months ago 14

Pas një pauze disa vjeçare, Rihanna iu rikthye “skenës” duke realizuar një koncert privat në dasmën e djalit të njeriut më të pasur në Indi.

Këngëtarja e njohur nga Barbados u pagua për këtë performancë 6.3 milionë dollarë, siç raporton DailyMail.

Tani në rrjetet sociale, kanë qarkulluar video të shumta të cilat tregonin performancën e saj të realizuar në dasmën e djalit të miliarderit indian.

she just don’t give a fuck 😭😭 pic.twitter.com/cV5EqlEsiI

— ✯ (@crispypunxni) March 1, 2024

Në mesin e shumë këngëve, Rihanna këndoi edhe hitin e saj “We found love” si dhe “All of the Lights”.

Ajo kishte veshur një fustan të gjatë me ngjyrë të gjelbër, ku dukej tejet elegante.

Rihanna sang ‘turn up the lights yeah baby’ and they made it pitch dark 😭🤣🤣 pic.twitter.com/tmzOwaudnW

— SwatKat💃 (@swatic12) March 2, 2024

Përdorues të shumtë në rrjetet sociale kishin reaguar për performancën e saj në këtë dasmë, për të cilën thanë se asaj nuk ia ndiente fare të jepte maksimumin.

Rihanna jo vetëm se është një artiste e pa-zëvendësuar, por është gjithashtu themeluese e brendit “Fenty” dhe pasuria e saj sipas Forbes është 1.4 miliard dollarë.

Kështu, Mukesh Ambani, biznesmeni indian që martoi djalin ka një pasuri neto prej 114 miliardë dollarësh. /Telegrafi/

Read Entire Article