Rihanna tërheq vëmendje me fotot e shtatzënisë

1 year ago 38
Reklamë
19:23 12/07/2023

Ylli i muzikës pop provokon në rrjetet sociale

Rihanna ia del gjithmonë të tërheqë vëmendjen e fansave të saj, edhe tani që mendohet të jetë në javët e fundit të shtatzënisë. Ylli i muzikës pop publikoi një set fotosh në Instagramin e saj, ku shfaqet me bikini me ngjyrë rozë të kuqerremtë, me taka të larta, në një magazinë materialesh për prodhimin e veshjeve.

Qëllimi i këtyre fotove ishte të ekspozonte produkte të koleksioneve të reja të markës në pronësi të saj Savage X Fenty. Jashtë vëmendjes nuk mbeti barku i saj i shtatzënisë, format e të cilit miliarderja 35-vjeçare i ve në dukje në çdo foto artistike, duke marrë miliona klikime në pak orë.

Fituesja e trofeve Grammy është në muajt e javët e fundit të shtatzënisë, por është tepër hermetike kur vjen fjala për periudhën e saktë dhe për gjininë e bebes. Majin e kaluar, Rihanna solli në jetë djalin e saj të parë, dhe nuk priti gjatë për shtatzëninë e dytë me partnerin ASAP Rocky.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article