Rikthehen në vëmendje fotografitë e martesës së transgjinores Edona James, pas ‘zhurmës’ në BBVK

11 months ago 9

Transgjinorja Edona James është kthyer në një prej personazheve më të përfolur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.

Që me hyrjen e saj në shtëpi, Edona ka filluar të tregojë historitë e trishta të jetës së saj, e cila nuk ka qenë e lehtë.

Transgjinorja me origjinë nga Suhareka, ka bërë të ditur se vite më parë ka qenë e martuar dhe se burri i saj i parë ka kryer vetëvrasje.

Ndërkohë, ajo është martuar më pas sërish më vonë duke kurorëzuar dashurinë me një mashkull gjerman.

Edona James me bashkëshortin (Foto: Arkiv)

Në rrjetet sociale kanë filluar tashmë të qarkullojnë disa fotografi të saj të disa vite më parë, ku shihet e veshur me vellon e bardhë të nusërisë krahas bashkëshortit të saj.

James gjithashtu nuk ka hezituar që para banorëve të tregojë që dikur ka punuar si eskortë në Gjermani.

Edona James me bashkëshortin (Foto: Arkiv)

Në spektaklin e së hënës, transgjinorja shpalosi historinë e vështirë të jetës së saj, se si ka qenë e bullizuar si fëmijë dhe se si familja e saj vështirë e kanë kuptuar dëshirën për të qenë femër. /Telegrafi/

Read Entire Article