Rikthimi i Manuel Neuer: Nuk e kam menduar absolutisht tërheqjen

1 year ago 46
22:40 29/10/2023

Manuel Neuer luajti ndeshjen e parë pas 331 ditësh, duke e festuar këtë moment me një fitore të thellë 8 – 0 Bayern Munchen ndaj Darmstadt.

Portieri 37-vjeçar la pas dëmtimin e rëndë ku u dyshua se mund ta mbyllte karrierën. Neuer tha pas takimit se nuk e kishte shkuar në mendje të linte futbollin.

Manuel Neuer: Nuk e kam menduar absolutisht tërheqjen. Kam patur ulje-ngritje kohët e fundit kjo është e qartë, por gjithmonë kam patur dëshirën për t’u rikthyer. U bë një punë e mirë me ekspertë, mjekë, përgatitës atletikë dhe shokët e skuadër. Atyre i jam shumë mirënjohës.

Manuel Neuer ka një karrierë 20-vjeçare në futboll, duke luajtur fillimisht me Schalke dhe më pas me Bayern Munchen. Ai ka fituar 30 trofe kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article