“Rilindja”, Beyonce sjell në kinema filmin e saj të ri

11 months ago 32
19:17 13/11/2023

“Rilindja, Një film nga Beyonce” do të dalë në kinema më 1 Dhjetor. Ishte këngëtarja me famë botërore ajo që publikoi trailerin pak ditë më parë. Filmi i saj i ardhshëm ka të bëjë me turneun e saj botëror të titulluar “Rilindja”.

Klipi hapet me një siluetë të yllit të pop-it e më pas mijëra njerëz që shijuan këngët e saj në mbarë botë.

“I mbyll sytë dhe udhëtoj në hapësirë dhe kohë. Realiteti nuk ka fuqi mbi gjendjen time mendore apo në udhëtimin tim për të gjetur një burim që e mbush qenien time”, dëgjohet teksa thotë Beyonce.

Ajo shfaqet po ashtu me vajzën dhe të shoqin, duke folur mbi sfidat që ka hasur për identitetin e saj.

 “Në këtë botë të dominuar nga meshkujt, më duhej të isha shumë e ashpër. Mëmësia dhe performimi në skenë më bëjnë të kuptoj se kush jam në të vërtetë. Kam vendosur një balancë.”

Videoja e gjatë 1 e gjysmë më pas na tregon momente nga back-stage apo provat e saj. Në të njëjtën kohë, “Brake My Soul” dëgjohet në sfond. “Shpresoj të ndiheni të çliruar. Rilindja nuk ka mbaruar”, thotë këngëtarja.

Turneu nga Stokholm në Kansas City, shihni trailerin më poshtë:

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article