“Rilindja, një film nga Beyonce”

11 months ago 14
17:58 14/11/2023

Prezantohet traileri zyrtar, nga 1 Dhjetori në kinema

“Rilindja, një film nga Beyonce” do të shfaqet  në kinema më 1 Dhjetor. Pak ditë më parë, është publikuar edhe traileri zyrtar, i cili e prezanton yllin e popit me një siluetë të jashtëzakonshme. Klipi hapet me shfaqjen e yllit botëror e më pas, me mijëra njerëz që kanë shijuar këngët e saj në mbarë botën.

Në film do të tregohen shumë prej momenteve në prapaskena dhe në prova. “Brake My Soul” dëgjohet në sfond bashkë më shënimin e artistes: “Shpresoj të ndiheni të çliruar. Rilindja nuk ka mbaruar”. Diva e muzikës ka lajmëruar se filmi që i dedikohet turneut të saj botëror, “Rilindja”, do të përfshijë historinë e saj në karrierën muzikore, por gjithashtu edhe sfidat përmes të cilave ajo ka kaluar për t’u ngjitur në majë.

“I mbyll sytë dhe udhëtoj në hapësirë dhe kohë. Realiteti nuk ka fuqi mbi gjendjen time mendore apo në udhëtimin tim për të gjetur një burim që e mbush qenien time”, dëgjohet të thotë Beyonce. Më pas, Beyonce shfaqet edhe më bashkëshortin dhe vajzën, duke rrëfyer për sfidat në kërkim të identitetit të saj.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article