Rina Balaj dhe Elinel sollën bashkëpunimin e ri të quajtur “Du”

11 months ago 17

Si Rina dhe Elinel janë treguar gjithmonë kreativë në projktet e tyre, si nga ana vizuale po ashtu edhe në vargjet e këngëve.

Rina Balaj, e njohur për angazhimin e saj në skenën muzikore dhe imazhin e saj të guximshëm, ka bashkuar forcat me reperin e talentuar Elinel për të sjellë në vëmendjen e publikut një bashkëpunim të ri.

Videoklipi i këngës “Du” është shumë i veçantë, duke ofruar një përvojë të pasur vizuale, i cili kap menjëherë vëmendjen e shikuesit.

Foto: Screenshot/YouTube

Rina Balaj, që është e njohur për stilin e saj të guximshëm dhe praninë e saj të fortë skenike, shfaqet në videoklip në një formë të mahnitshme.

Veshjet e saj seksi të kombinuara me një makijazh të shkëlqyer shfaqin një imazh të fuqishëm të këngëtares, ndërsa interpretimi i saj mahnitës, kompleton tërë këtë projekt.

Foto: Screenshot/YouTube

Nga ana tjetër, Elinel sjell një stil unik, të cilin e ka kultivuar gjatë viteve si një nga reperët më të dalluar në tregun muzikor.

Këngën e mirëpritën fansat me komente të pafunda pozitive. /Telegrafi/

Read Entire Article