Rina Balaj nuk heziton të shfaqet pa makijazh në imazhet e reja nga pushimet

1 year ago 28

Këngëtarja e dashur për shqiptarët, Rina Balaj, po vazhdon të sjellë imazhe nga pushimet e saj në Afrikë.

Reperja duke qenë shumë aktive në rrjete sociale, po ndan shumë momente të bukura nga pushimet e saj.

Kësaj radhe solli poza shumë simpatike nga Zanzibari, me një veshje të lezetshme shumë verore.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Rina ka veshur një fund shumë të shkurtë me material xhinsi, ndërsa për pjesën e sipërme ka zgjedhur një bluzë në formë fluture, e cila shfaq mesin e tonifikuar, gjoksin dhe pjesën e shpinës.

Çka është e veçantë në këtë postim të Rinës në Instagram, është shfaqja e saj pa makijazh.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Bukuroshja nuk ka hezituar të dalë pa grim, duke treguar fytyrën natyrale të saj.

Ajo e përshkroi këtë set fotografish duke thënë: “Nuk them që jam më e bukura, por jam më e vërteta.” /Telegrafi/

Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Foto: Rina Balaj/Instagram
Read Entire Article