Rio Ferdinand tregon arsyen pse transferi i Bellingham tek Man Utd ka dështuar

11 months ago 24

Jude Bellingham nuk nënshkroi për Manchester United sepse klubi refuzoi t’i premtonte një pozitë startuesi sipas Rio Ferdinand.

Reprezentuesi anglez, 20 vjeç, iu bashkua Borussia Dortmundit tre vjet më parë kur u largua nga Birmingham.

Por dihet gjerësisht se ai ishte në bisedime për t’u bashkuar me Man Utd, me “Djajtë e Kuq” që madje i kërkuan Sir Alex Ferguson për të biseduar me të.

Bellingham gjithashtu pati një vizitë në ambientet e “Old Trafford”, përpara se të përfundonte duke zgjedhur Dortmundin.

Man Utd u rreshtua në fillimin e sezonit 2020/21 me një treshe të mesfushës të përbërë nga Scott McTominay, Paul Pogba dhe Bruno Fernandes.

Ata humbën ndeshjen e tyre hapëse në Ligën Premier me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Crystal Palace. Por tifozët do të ishin mahnitur nëse Bellingham do të rreshtohej përkrah Pogbas dhe Fernandes.

Megjithatë, klubi anglez nuk arriti të siguroj shërbimet e anglezit. i cili shënoi 24 gola dhe bëri 25 asistime në 132 ndeshje për Dortmundin.

Më pas në verë ai iu bashkua Real Madridit ku e ka nisur sezonin në mënyrë të jashtëzakonshme, duke shënuar 13 gola dhe duke bërë tre asistime në 13 ndeshje.

Dhe Ferdinand tani ka zbuluar se ku shkoi keq për Man Utd gjatë negociatave për një marrëveshje me Bellingham.

A e dini se çfarë kam dëgjuar. Ai donte një garanci për të qenë një lojtar i ekipit të parë dhe United nuk ishte i gatshëm t’i jepte atij atë garanci, kjo është ajo që kam dëgjuar nga një burim shumë i mirë”, ka thënë fillimisht Ferdinand.

“Atij nuk iu dha garanci se do të ishte pjesë e ekipit të parë dhe ai tha, ‘a e dini çfarë, unë e di vlerën time dhe nëse ju nuk më vlerësoni ashtu siç e shoh unë veten, do të duhet të vrapoj dhe të shkoj në një klub tjetër’”, përfundoi ish-lojtari i Man Utd./Telegrafi/

Read Entire Article