Rita Ora duket e mrekullueshme në disa imazhe të ndryshme të postuara në Instagram

1 year ago 14

Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora ndonëse mjaft e angazhuar me projekte të reja është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale.

32-vjeçarja ndan me fansat e saj imazhe dhe postime të ndryshme, në të cilat shfaqet çdo herë e veshur me shumë stil dhe unike.

Së fundmi, autorja e “You & I” ka postuar një kolazh fotosh nga arkiva duke u shfaqur e mahnitshme në secilën prej tyre.

Rita tha se fotot janë të shkrepura gjatë verës, e për të cilën po ndjenë mungesë.

Në imazhin e parë, artistja u pa e veshur me bikini dhe një bluzë që kishte detaje zinxhirësh të zgjatur për të ia mbuluar një pjesë të trupit.

Foto: Rita Ora/Instagram

Në një tjetër ajo u pa me këmishë të bardhë të kombinuar me xhinse, teksa nuk mungoi një me fustan veror me ngjyrë të verdhë që e përshtati me aksesor.

Në një pozë nga makina, Rita dukej elegante me kostum me ngjyrë të zezë dhe çizme të gjata bardhë dhe zi.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Zgjidh Ritën tënde të preferuar… Momente të rastësishme dhe më mungon vera….”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e postimit.

Foto: Rita Ora/Instagram

Kujtojmë që në nga projektet e fundit të yllit ishte bashkëpunimi me markën e veshjeve “Primark”.

Ndërkohë, Rita po shijon edhe suksesin e albumit më të ri “You & I”. /Telegrafi/

Read Entire Article