Rita Ora me paraqitje spektakolare para mijëra spektatorëve në Holandë, ndërsa bëhet gati të performojë në vende të tjera evropiane

4 months ago 10

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, ka bërë një tjetër paraqitje spektakolare në kuadër të turneut të saj të verës.

Kësaj radhe ajo ka interpretuar në koncertin vjetor “Impact Night” në të mbajtur në “Ahoy Arena” të Roterdamit në Holandë.

Interpretuesja e hitit “Let You Love Me” ndau me fansat e saj të shumtë në Instagram një sërë fotografish të realizuara gjatë performancës së saj, dhe disa të tjera nga prapaskena.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo duket tejet atraktive në të bardha dhe me flokët e saj kaçurrela, teksa interpretoi live një repertoar hitesh të saj për publikun holandez.

Nga fotografitë, vërehet se fansa të shumtë kanë qenë prezent në këtë koncert, për të dëgjuar këngët e yllit global të muzikës pop.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Gjithmonë kam kaluar kohën më të mirë në Holandë. Do të kthehem shpejt, në cilat qyteti dëshironi që të bij”, ka shkruar Ora në mbishkrimin e fotografive në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Fansa të shumtë iu drejtuan me komente nga vende të ndryshme të botës, duke shprehur dëshirën për ta pasur atë në një koncert kudo ku ata janë – gjersa në shumë prej komenteve, fansat shqiptarë kishin shkruar “Prishtina” në komentin e tyre, me dëshirën për ta parë artisten që të performojë në vendlindje.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita përndryshe gjatë kësaj vere do të performojë në vende të ndryshme si: Rumani, Hungari, Sllovaki, Gjermani, Mbretëri e Bashkuar e shumë të tjera. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram
Read Entire Article