Rita Ora në qendër të kritikave

1 year ago 25
Reklamë
15:20 30/08/2023

Këngëtarja ngatëroi origjinën e bashkëshortit të saj

Rita Ora është vendosur në qendër të kritikave. Dhe shkak për këtë është bërë një deklaratë e këngëtares me origjinë shqiptare në një episod të ‘The Voice of Australia’.

Ylli britanik i popit, 32 vjeç, po përpiqej të bindte një konkurrent që t’i bashkohej ekipit të saj kur ndodhi gafa.

Teksa konkurrenti po shpjegonte origjinën e tij, Rita Ora ndërhyri duke thënë: “Edhe unë jam e martuar me një burrë që është gjysmë samoan”.

Siç pritej, në mediat sociale shpërthyen memet për deklaratën e saj, pasi  regjisori i njohur Taika Ëaititi nuk është samoan, por maori një term që i referohet popullit indigjen të Zelandës së Re.

Ndërsa samoanët janë populli autokton  i Ishujve Samoan, një arkipelag në Polinezi.

“Ai kaloi gjithë jetën e tij duke folur për historinë e popullit  maori në ekranin e madh dhe bashkëshortja e tij nuk e di origjinën e tij. A kanë biseduar para se të martoheshin?” Ky është një nga shumë komentet e shumta në rrjetet sociale që ironizojnë këngëtaren.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article