Rita Ora pozon plot stil pranë bashkëshortit Taika Waititi, teksa marrin pjesë në koncertin e Madonnas në Londër

1 year ago 6

Rita Ora ishte një fanse e dashuruar me Madonna të mërkurën mbrëma (18 tetor), teksa ajo ndoqi performancën e fundit të yllit në 02.

Këngëtarja, 32 vjeçe, mahniti e veshur në një këmishë të bardhë të prerë dhe shfaqi këmbët e tonifikuara me një minifund të zi, ndërsa pozoi me një karton të prerë nga ikona, 65 vjeç.

Ajo e kompletoi ‘look’-un e saj me një kravatë të zezë, xhaketë të gjatë vinyl dhe çizme të gjata ndërsa shkrepi një foto me të dashurin e saj, 48 vjeç, në audiencë.

Rita dukej simpatike dhe tërë shkëlqim me grim të lehtë dhe flokët bionde që i la të valëzuara.

“Shkova për të parë MUVA dhe po djersitem në vende që nuk e dija se kjo ishte e mundur!”, shkroi Rita në mbishkrim.

Ndërkohë, Taika dukej në formë të mirë me një bluzë të gjatë të bardhë dhe pantallona ngjyrë bezhë teksa pozonte para shenjës “Celebration Tour”.

Kjo vjen pasi është raportuar se Madonna do të jetë performuesja kryesore në “Glastonbury” qershorin e ardhshëm në Worthy Farm në Somerset.

Sipas The Sun, ajo është në bisedime të avancuara për t’u ngjitur në skenën e Piramidës gjatë verës.

Krijuesja e hitieve nuk ka performuar kurrë në festivalin ikonik të muzikës dhe ekipi i saj thuhet se po planifikon një shfaqje të madhe, e cila me siguri do të hyjë në historinë e “Glastonbury”.

Madonna do të ndiqte gjurmët e legjendar Sir Elton Joh , i cili mbylli festivalin qershorin e kaluar me shfaqjen e tij të fundit në turneun e tij “Farewell’. /Telegrafi/

Read Entire Article