Rita Ora shfaq fizikun e saj tërheqës, ndërsa pozon në një seri veshjesh glamuroze për “Pepe Jeans London”

10 months ago 36
Reklamë

Këngëtarja, 32 vjeçe, dukej elegante si kurrë më parë derisa modeloi për fushatën e re të markës “London After Hours” gjatë një nate plot argëtim në kryeqytet.

Ajo tregoi këmbët e saj seksi me një fustan të zi me bizhuteri, ndërsa buzëqeshi gjerësisht teksa pozonte për kamerën në një pamje mahnitëse.

Për një pamje tjetër, Rita veshi një fustan të zi me qafore, i cili i tregonte tatuazhet e saj që i kishte vendosur në një divan të kuq luksoz, shkruan DailyMail.

Ajo e aksesoi ansamblin e saj bombastik me një palë vathë rrathë teksa modelonte për xhirimin e bërë nga Dan Jackson.

Krijuesja e hitit “Your Song” u sigurua gjithashtu të dukej mahnitëse me një fustan të shkurtë me tegela argjendi teksa tregonte linjat e saj të tonifikuara.

Ajo gjithashtu “verboi” me pantallona argjendi me shkëlqim, të cilat i stiloi me një bluzë të bardhë të prerë dhe një xhaketë xhinsi.

Për dukje të tjera të sofistikuara, Rita kishte gjithashtu një bluzë xhevahiri me një shpatull dhe një jelek të prerë me tegela që tregonte barkun e saj të tonifikuar.

Fushata e stiluar nga drejtoresha e modës britanike e “Vogue”, Julia Sarr-Jamois, e pa Ritën të merrte gjithashtu disa ansamble më të rastësishme teksa shfaqte një dukje elegante. /Telegrafi/

Read Entire Article