Rita Ora shkëlqen me paraqitjet në “The Voice Australia”, sjell imazhe në veshje të ndryshme

11 months ago 18
Reklamë

Artistja shqiptare me famë botërore, përveç një karriere të suksesshme në muzikë është mjaft e angazhuar edhe në fusha të tjera.

Ylli është imazh i markave të ndryshme, ndërsa së fundmi lansoi edhe një koleksion veshjesh në bashkëpunim me “Primark”.

Por, ndërkohë 32-vjeçarja mbetet e angazhuar edhe si anëtare jurie në spektralin e muzikës “The Voice Australia”.

Foto: Rita Ora/Instagram

Autorja e “You & I” shquhet për stilin e saj unik të veshjes dhe për këtë ka marr vëmendje në secilën paraqitje që ka bërë në shoun australian.

Dhe së fundmi, Rita ka shfrytëzuar llogarinë e saj të Instagramit për të postuar imazhe me veshje të ndryshme, në të cilat u shfaq në “The Voice”.

Artistja me prejardhje nga Kosova shkëlqeu në secilën prej tyre, teksa dukej e mahnitshme dhe tejet atraktive.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Ka qenë një seri e pabesueshme e The Voice Australia deri tani. Kaq shumë veshje gjithashtu, cila është e preferuara juaj?? Nuk mund të zgjedh!!”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e postimit.

Rita ndërkohë së fundmi ka festuar përvjetorin e parë të martesës me bashkëshortin Taika ëaititi, dyshja kurorëzuan dashurinë në një ceremoni private duke mbajtur sekret detajet për një vit. /Telegrafi/

Read Entire Article