Robbie: Jam e surprizuar nga interesi për ‘Barbie’

1 year ago 32
Reklamë
23:47 11/07/2023

Përveçse aktore është edhe producente e filmit

Ende pa dalë në kinematë botërore, aktorja Margot Robbie është shprehur se është e surprizuar nga interesi që po tregojnë fansat për filmin ‘Barbie’.

“Ne jemi shumë të emocionuar, nuk prisja kaq shumë entuziazëm, madje jam e surprizuar, shumë e surprizuar”.

Margot Robbie e cila ka kohë që përgatitet për këtë projekt kinematografik , përveçse aktore është edhe producente e filmit. Por a do t’i mungojë ky rol aktores së njohur?

“Nuk e di. Ka qenë shumë argëtuese i gjithë procesi. Po, do të ndjehem pak keq kur të mbarojë gjithçka, por ndërkohë po e  shijoj të gjithën këtë”.

Filmi ‘Barbie’ del në kinematë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 21 Korrik.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article