Robbie Williams feston ditëlindjen e 50-të

7 months ago 8
Reklamë
13:23 13/02/2024

Këngëtari do të festojë ditëlindjen së bashku me familjen e tij në Zvicër

Kantautori britanik, Robbie Williams feston ditëlindjen e tij të 50-të. Ai pritet të kalojë ditëlindjen në Zvicër së bashku me familjen.

“Ne do ta llastojmë duke i dhuruar  më shumë kohë dhe dashuri. Do të jetë një ditëlindje e thjeshtë. Do të ketë tortë. Ai e dashuron tortën”, është shprehur për mediat e huaja bashkëshortja e tij Ayda Field lidhur me festimet për këtë ditë të veçantë.

Modelja e cila u martua me ish-yllin e Take në vitin 2010 reflekton mbi marrëdhënien e saj me Robbie gjatë viteve, dhe thekson se ajo është shumë mirënjohëse që ai është ende i njëjti person si vite më parë.

Williams u bë i njohur kur ishte anëtar i grupit pop të viteve ’90 “Take That”, i cili u bë një nga grupet më të suksesshme britanike të asaj dekade.

Pasi u largua nga grupi në vitin 1995, Williams vazhdoi nisi një karrierë të suksesshme solo ku ka performuar para mijëra fansave në mbarë botën.

Megjithëse, jeta profesionale ka qënë shumë e sukseshme nuk mund të thuhet e njejta gjë për jetën e tij private.

Këngëtari ka folur hapur në të kaluarën për problemet e tij me shëndetin mendor dhe abuzimin me substancat narkotike.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article