Roboti pa kokë me madhësinë e qenit, do të patrullojë në aeroportin e Alaskës për të parandaluar goditjet e shpendëve me fluturaket

5 months ago 4
Reklamë

Një robot pa kokë me madhësi të një labradori do të kamuflohet si një kojotë, për të trembur zogjtë shtegtarë dhe kafshë të tjera të egra në aeroportin e dytë më të madh të Alaskës, shkruan Sky News.

Departamenti i Transportit dhe Objekteve Publike të Alaskës tha se do të bazohet në aeroportin Fairbanks për të “rritur sigurinë dhe funksionimin”, transmeton Telegrafi.

Janë publikuar imazhe që tregojnë robotin – i quajtur Aurora – duke u ngjitur në shkëmbinj, duke ngjitur shkallët dhe duke bërë diçka të ngjashme me vallëzimin ndërsa ndez dritat e gjelbra.

Këto aftësi kërcimi do të përdoren gjatë sezonit të shpendëve shtegtarë, kur Aurora do të imitojë lëvizje të ngjashme me grabitqarët për të larguar zogjtë dhe kafshët e tjera të egra dhe që të mos vendosen pranë fushave të aeroplanëve.

Ryan Marlow, menaxher programi me departamentin e transportit tha: “Qëllimi i vetëm i kësaj është të veprojmë si një grabitqar dhe të na lejojë të thërrasim atë përgjigje në jetën e egër pa pasur nevojë të përdorim mjete të tjera”.

Plani është që Aurora të patrullojë një zonë të jashtme pranë pistës çdo orë në një përpjekje për të parandaluar takimet e dëmshme midis aeroplanëve dhe kafshëve të egra.

Mund të maskohet si një kojotë ose një dhelpër duke ndryshuar panelet e zëvendësueshme. Ideja e përdorimit të një roboti erdhi pasi zyrtarët refuzuan një plan për të përdorur dronët që spërkatnin lëng rrushi. /Telegrafi/

Read Entire Article