Roli i Tiroides në Rënien e Flokëve dhe Trajtimet Natyrale që ju Ndihmojnë

11 months ago 24
Reklamë

Njeriut mund t’i bien flokët për arsye të ndryshme.

Një ndër ato është tiroidja, sipas ekspertëve të AgroËeb.org.

Hormonet e tiroides luajnë një rol thelbësor për rritjen dhe mirëmbajtjen e flokut.

Kur tiroidja prodhon shumë ose pak hormone, sistemi i brendshëm kalon në shok, që manifestohet me pezullimin e rritjes së flokut më herët seç duhet.

Gjatë këtij shoku, njeriu mund të humbasë 70 përqind të flokëve në vetëm 2 muaj.

Shenjat Paralajmëruese të Rënies së Flokëve Për Shkak Të Tiroides.

Rënia e lehtë e flokut është mëse normale.

Njeriu humbet 50-100 qime nga trupi çdo ditë.

Njerëzit, organizmi i të cilëve bie në shok për faj të tiroides , vërejnë se flokët u bien me grushta.

Problemet me tiroiden ndahen në  dy kategori: hipotiroidizmi dhe hipertiroidizmi.

Përveç rënies së flokëve, simptoma të tjera të hipotiroidizmit janë:

  • Ethet nga e ftohura
  • Shtim i pashpjegueshëm në peshë,
  • Plogështi,
  • Lëkurë tepër të thatë,
  • Harresë,
  • Probleme me humorin
  • Konstipacion.

Përveç rënies së flokëve, simptoma të tjera të hipertiroidizmit janë:

  • Nervozizmi
  • Acarimi nervor,
  • Djersitja e tepërt,
  • Rrahjet e shpejta të zemrës,
  • Dridhje duarsh,
  • Ankth,
  • Vështirësi në të fjetur,
  • Hollim të lëkurës,
  • Rënie e pashpjegueshme nga pesha,
  • Fryrje të syve,
  • Dobësim të muskujve.

Trajtimet Natyrale Kundër Rënies Së Flokëve

Ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë përdorimin e këtyre trajtimeve natyrale kundër rënies së flokut.

Vaji i peshkut që është shumë i pasur me acide yndyrore omega-3

Barishtet si spinaqi që kanë sasi të mëdha të vitaminës A dhe C.

Ushqime të pasura me proteinë, siç janë ato të bulmetit, legumet dhe arrorët që forcojnë flokun.

Ushqimet e pasura me biotinë siç janë drithërat, mëlçia e shtazëve, e verdha e vezës. Biotina është shumë e nevojshme për mbrojtjen e flokut.

Ushqimet e pasura me kalçium, një mineral i nevojshëm për rritjen e flokut. Këtu mund të përmendim qumështin dhe djathin./AgroWeb.org

Read Entire Article