Romanca mes Taylor Swift dhe Travis Kelce po bëhet serioze

8 months ago 41
Reklamë
15:09 23/12/2023

Edhe pse nuk janë shpesh fizikisht me njëri-tjetrin ata komunikojnë shpesh

Marrëdhënia e Taylor Swift me Travis Kelce duket se është më serioze nga sa mendonte në fillim publiku.

Dyshja mund të ketë vetëm disa muaj që janë në një lidhje dashurie, por tashmë po diskutojnë për një të ardhme së bashku.

Të paktën kështu thotë një burim të afërt për revistën US Ëeekly që bën me dije se dyshja po përpiqen të kalojnë sa më shumë kohë së bashku.

“Oraret e tyre janë tepër të  ngjeshura, por ata gjithmonë gjejnë kohë për njëri-tjetrin. Kur nuk mund të jenë bashkë, ata dërgojnë mesazhe dhe komunikojnë në telefon gjatë gjithë kohës ”, thotë burimi.

Për më tepër, miqtë e artistes së njohur  thuhet se i kanë dhënë bekimin e tyre kësaj romance e cila sipas tyre besohet se do të zgjasë.

Ndërkohë, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri këngëtarja e njohur pritet t’i kalojë me të dashurin e saj.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article