Romë/ Autobusi me emigrantë përplaset me një automjet, 2 viktima dhe 25 të plagosur

1 year ago 57

Një aksident rrugor ka ndodhur pranë Fiano Romano, Romë ku dy drejtues mjetesh Alberto Vella, 35 vjeç dhe Davide Giudice, 32 vjeç, humbën jetën dhe 25 emigrantë u plagosën.

Sipas raportimit të policisë disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, raporton La Repubblica.

Një nga autobusët i cili po transferonte emigrantët nga Porto Empedocle në qendrat e pritjes në Piemonte, u përplas kokë më kokë me një automjet.

50 emigrantët që udhëtonin në autobus kishin zbritur në Lampedusa ditët e fundit.

Read Entire Article